HOTELI

Mirë se vini ne Tresor Art Boutique , thesari në zemër te qytetit te Korçës. E vendosur në qendër të qytetit , Tresor Art Boutique sjell ndërthurjen e antikes me modernen , unikes dhe artit të bukur. Vila e ndërtuar ne vitin 1933 , është një ndër më të rrallat e llojit të saj jo vetëm në qytetin e Korçës por në të gjithë Shqipërinë. Ajo na çon pas në kohë, në kohën e arkitekturave magjepsëse të aristokracisë shqiptare. Veçantia ndodhet në pikturat murale të vitit 1936 nga familja Zografi të cilat janë restauruar me shumë kujdes. I vendosur në qendër të qytetit, ofron dhoma në standart të lartë, shërbimin e barit dhe restorantit.



AKOMODIMI

Shijoni qëndrimin tuaj në një vilë aristokrate të viteve 30’. Cdo dhomë ofron komoditet dhe është e kompletuar me aksesorë dhe shërbime për një eksperiencë të paharrueshme. Aristokracia e vjetër së bashku me luksin, shërbimin dhe cilësinë refleketohet kudo.

room image

DHOMAT

Pa përjashtim çdo dhomë ofron të gjitha asortimentet e nevojshme dhe fleksibël që i nevojiten qëndrimit tuaj.

room image

SUITA

room image

BAR & RESTAURANT

room image
room image

VENDODHJA

Korça njihet si qyteti më romantik i Shqipërisë! Që nga serenadat e famshme në pranverë, tek dëbora që vesh çatitë në dimër, Korça di të jetë gjithmonë poetike dhe frymëzuese. Shtëpitë tradicionale, rrugicat me kalldrëm, ajri I freskët dhe mikëpritja, ndërthuren së bashku për të krijuar një atmosferë të ngrohtë e festive që nuk ka të krahasuar në Shqipëri. Jo pak herë duhet t’ju ketë ndodhur të dëgjoni etiketimin “Parisi i vogël” për Korçën, që ngjan i merituar kur sheh se pikërisht në këtë qytet ndodhen disa nga institucionet e kulturës apo muzeumet më tërheqëse të vendit.